Shikoni për sa janë shitur biletat e ndeshjes së dytë mes Realit dhe Juventusit
Pëlqej
Biletat për takimin mes Real Madridit dhe Juventusit në çerekfinalet e UEFA Champions League janë shitur të gjitha.

Në fillim u shitën ato për çerekfinalet e parë në “Allianz Stadium” të Juventusit që do të luhet pas një jave.

Por, ajo çfarë ka ndodhur për biletat në “Santiago Bernabeu” ka qenë një çmenduri e vërtetë. Sapo janë hapur shitjet e biletave, ato kanë mbaruar të gjitha për 8 minuta.

Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, shitja e biletave zgjati nga ora 10:00 deri në 10:08.

Ky takim do të luhet në datën 11 prill në "Santiago Bernabeu". /albeu.com/
Shtuar më 27/03/2018, ora 21:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori