Shikoni sa do të mungojë Mustafi
Skuadra e Arsenalit sot ka arritur fitoren e parë në vitin 2019, pasi mposhti Fulhamin në ‘Emirates’ me rezultatin e thellë 4-1.

Në përfundimin e pjesës së parë, futbollisti shqiptar, Shkodran Mustafi kërkoi zëvendësimin nga trajneri, gjë që edhe ndodhi.

Në fillimin e pjesës së dytë, Emery largoi Mustafin për të inkuadruar në lojë mesfushorin me tipare mbrojtëse, Lucas Torreiran.

Pas ndeshjes, Emery ka folur për lëndimin e Mustafit, ku theksoi se nuk është diçka serioze.

“Është një lëndim i vogël. Është një problem i vogël, por ai nuk ndihej mirë pas pjesës së parë”, tha Emery pas ndeshjes. /albeu.com/
Shtuar më 01/01/2019, ora 23:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori