Shikoni sa kërkon Raiola për transferimin e de Ligt
Matthijs De Ligt është njëri nga talentët më të kërkuar në afatin kalimtar të janarit.

Mbrojtësi i Ajax është objektivi kryesor i gjigandëve të Evropës që nga vera e kaluar dhe ende po vazhdon.

Por, së fundmi agjenti i lojtarit ka zbuluar disa shifra marramendëse që do ta vështirësojnë punën e secilës skuadër që do shërbimet e tij.

Sipas “Mundo Deportivo”, Mino Raiola po kërkon 10 milionë euro vetëm për vete në rast të nënshkrimit me klientin e tij.

Gjithashtu, paga totale e mbrojtësit holandez kërkohet të jetë rreth 12 milionë euro.

Në anën tjetër, sigurisht se edhe Ajax kërkon një shumë të majme për ta liruar lojtarin, shumë kjo rreth 75 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2019, ora 21:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori