Shikoni sa rrezikon Partizani për banderolën e tifozëve kundër grekëve
Komisioni i Disiplinës, siç e kishte paralajmërua edhe vetë dje FSHF në deklaratën për parullën raciste hapur në ndeshjen Partizani-Skënderbeu, do ta marrë në shqyrtim atë çështje.

Sipas nenit përkatës në rregullore, neni 57, pika A, në lidhje me diskriminim në një ndeshje futbolli, parashikon 5 ndeshje pezullim, si dhe 100 mijë lekë të reja gjobë.

Neni 57 – Diskriminimi

a) Kushdo që ofendon dinjitetin e një personi apo grupi personash nëpërmjet fjalëve ose veprimeve përçmuese, diskriminuese ose denigruese në lidhje me racën, ngjyrën, gjuhën, besimin fetar, ose origjinën do të pezullohet për të paktën 5 (pesë) ndeshje. Gjithashtu, do të dënohet me gjobë me një vlerë jo më pak se 100.000 (njëqind mijë) Lekë.

b) Kur persona të ndryshëm (zyrtarë ose lojtarë) të të njëjtit klub, person juridik, ose shoqatë shkelin njëko- 32 Botim zyrtar 2017 hësisht paragrafin 1.(a) të këtij neni, ose ekzistojnë rrethana rënduese, ekipi në fjalë do të dënohet me zbritje të 3 (tre) pikëve në klasifikim, dhe në rast të përsëritjeskësaj shkelje dënohet me zbritje të 6 (gjashtë) pikëve, dhe në rast të përsëritjes së tretë të kësaj shkelje ekipi do të zbritet në një kategori më të ulët, ose për veprimtaritë me sistem eliminimi, skualifikim nga gara dhe ndalim i pjesëmarrjes në të njëjtën garë sezonin pasardhës.

c) Shkeljet me rrethana rënduese ose shkeljet e përsëritura dënohen edhe me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 – 0 (tre me zero), dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
Shtuar më 31/10/2018, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori