Shikoni si funksionon shitja e biletave në tregun e zi për ndeshjen kundër Norvegjisë
Pëlqej
Në prag të ndeshjes Shqipëri - Norvegji, tifozët po bëhen gati për t'u futur në stadium.

Pranë hyrjes së stadiumit ka persona që ofrojnë bileta në treg, pas portave por edhe në tribunën qendrore.

Nga 300, çmimi 3-fishohet deri në 1000 lekë të rinj. Oferta për biletat e tribunës varion nga 9000 -10 000 lekë të rinj.

Si funksionon? Personi në fjalë merr pagesën dhe të thotë të presësh derisa bileta të printohet me emrin e atij që e porosit.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Norvegjisë startonë në orën 19:00 në "Elbasan Arena". /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2018, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori