Shikoni si reagojnë tifozët e Atletico Madrid për transferimin e Moratas
Ditëve të fundit është raportuar se Alvaro Morata është afër transferimitAtletico Madrid.

Dje ishte pritur se lojtari do të zyrtarizonte kalimin e tij, mirëpo situata ngeci pas “krizës” tek skuadra e Monacos, të cilët ishin të përfshirë në huazimin e Gelson Martins.

Mirëpo, sot ka ndodhur edhe një ngjarje tjetër që pritet ta pengoj edhe më shumë transferimin e sulmuesit spanjoll nga skuadra e Madridit.

Tifozët e Atletico Madrid në kor kanë thirrur kundër transferimit të lojtari në skuadrën e tyre të zemrës.

“Më pak Morata, më shumë Borja Garces” ishin thirrjet e tifozëve, shkruan “Marca”.

Chelsea në anën tjetër kanë siguruar shërbimet e Gonzalo Higuain, i cili shihet si zëvendësues i Alvaro Moratas. /albeu.com/
Shtuar më 26/01/2019, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori