Shikoni supergolin e Behramit ndaj Cagliarit (VIDEO)
Udinese mori një fitore të rëndësishme ndaj Cagliarit me rezultatin 2-0 në kuadër të xhiros së 19-të në Serie A.

Njërin prej golave e shënoi mesfushori me origjinë nga Kosova, Valon Behrami.

Behrami goditi topin nga distanca për ta dërguar atë me lehtësi në rrjetë në minutën e 57’.

33-vjeçari këtë sezon me Udinesen ka 14 paraqitje, ku ka shënuar vetëm 1 gol. /albeu.com/
Shtuar më 30/12/2018, ora 22:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori