Shiti Romën, Pallotta do të blejë klubin e njohur anglez
Ish-presidenti i Romës, Xhejms Palota raportohet se do të shesë disa nga aksionet e tij tek klubi i basketbollit Boston Sëlltiks dhe me shumë mundësi do ti investojë për të blerë Njukasëll Junajtid.

Biznesmeni amerikan ka qenë edhe më parë i lidhur me blerjen e klubit anglez, por këtë herë duket se zërat janë përforcuar dhe janë seriozë.

Palota kompletoi shitjen e skuadrës së Romës tek Fredkin për 591 milionë euro dhe po planifikon të shesë edhe 8% të aksioneve tek klubi i basketbollit Boston Sëlltiks. “ASRomaspress.net” zbulon se Palota do ti përdorë këto para për ti investuar në një tjetër klub futbolli.

Njukasëll Junajtid është klubiPalota me shumë mundësi do kërkojë të blejë.
Shtuar më 21/08/2020, ora 20:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori