Shitja e fanellave, Ozil mund Bale 5-1
Anglia e ka harruar tashmë Gareth Bale. Transferimi rekord i Real Madrid është arkivuar tashmë dhe Premier League feston mbërritjen e Mesut Ozil. Kjo gjë vërtetohet edhe nga shitja e fanellave. "Daily Mail" citon të dhënat e një dyqani online në Angli, sipas të cilit emri i uellsianit në shpinë nuk është mes tre fanellave më të shitura në Ishull.

Tre fanellat më të shitura në Premier League janë ato të Wayne Rooney, Robin Van Persie dhe Fernando Torres, ndërsa fanella e Mesut Ozil është shitur më shumë se ajo e Gareth Bale me Real Madrid në një raport 5-1. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2013, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori