Stiven Zhang, presidenti i Interit, ka gëzuar nga Kina për fitoren e
skuadrës së tij, duke i treguar se i qëndron pranë pas suksesit në derbin kundër Milanit.
Pas ndeshjes numri një
zikaltër publikoi një foto në “Instagram” me një përqafim në grup të
skuadrës (së
bashku me diçiturën “Milano
zikaltër”, që po festonte kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.
Sakaq, një subjekt i ri ka zbritur në fushë si këshilltar mbi kalimin e mundshëm aksionar tek Interi në negociatat mes fondit londinez “BC Partners” dhe investitorit aktual, “Suning”.
Bëhet fjalë për “Tifosy Ltd”, platformën britanike sportive të mbledhjes së fondeve dhe konsulencës mbi tema finance e themeluar nga Fausto Zaneton, ish-bankier i “Morgan Stanley”, dhe nga ish-kampioni i futbollit, Xhanluka
Viali, së
bashku me Marko Re, ishshefi financiar i Juves.
Pra, dy ish-juventinë,
Viali dhe Re, do të asistojnë në shitjen e Interit. Për
pagat nëntor-dhjetor, klubi
zikaltër ka konfirmuar që do të respektojë skadencën e 16 shkurtit. “Do të përmbushim detyrimet brenda parashikimeve”, ka bërë të ditur grupi menaxhues interist. Hipotezë edhe një akord i ri me lojtarët.
Shtuar më 27/01/2021,
ora 22:29