Shitja e Milanit, Berlusconi vendos sot
Sot mund të jetë një ditë vendimtare për Milanin. Në vilën e Berlusconit në Arcore ka qenë një natë e gjatë me takime që filluan në orën 19:00 dhe përfunduan në mesnatë me një ofertë në tavolinën e presidentit të Milanit: 500 milionë Euro për 60% të aksioneve të klubit kuqezi.

Propozimi i blerjes u formulua nga tajlandezi Bee Teachaubol, i cili ishte mik në vilën e Berlusconit për fazën më të nxehtë të tratativës falë së cilës mund ti jepet fund një epoke prej 29 vitesh histori të jashtëzakonshme të Milanit nën drejtimin e Berlusconit.

Kur Mr.Bee siç quhet ndryshe shkurtimisht tajlandezi u largua nga Arcore stafi i tij dha disa mesazhe optimizmi për gazetarët. Manjati tajlandez ka bindjen se ka bërë një ofertë të mirë. Tani i takon Silvio Berlusconit për të vendosur.

Përveç Berlusconit, në tavolinën e bisedimeve me Bee Taechaubol ishte dhe e bija e tij Barbara si dhe ortakët e tajlandezit, Pabldo Victor Dana, një financues italian me biznese në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe James Davies-Yandle, bashkëthemelues i "Global Legend Series", shoqëri që organizon ndeshje mes ish futbollistëve legjendarë nëpër botë.

Takimi mes tyre pritej prej kohësh, ishte momenti që Mr.Bee të formulonte propozimin e tij për blerjen e klubuit, një shifër prej 500 milionë eurosh për 60 % të aksioneve. Berlusconi nuk dha një përgjigje të shpejtë, mori kohën e nevojshme dhe tani pritet që gjithçka të bëhet e ditur nëpërmjet një komunikate zyrtare.

Mediat italiane gjithsesi njoftojnë se tratativa për të shkruar një të ardhme të re për Milanin nuk përfundon te Mr Bee. Silvio Berlusconi sipas tyre po vijon të mbajë raportet me Mr Lee, kryesyesin e grupit kinez që gjithashtu është i interesuar për blerjen e Milanit dhe që përbëhet kryesisht nga investues kineze.

Me shumë mundësi Berlusconi po pret një ofertë edhe nga kinezët për të marrë pastaj vendimin përfundimtar. /albeu.com/
Shtuar më 30/04/2015, ora 12:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori