Shitja e Neymarit "sëmur" dhe Interin
Pëlqej
Interi pa sesi Barcelona dorëzohej për të lëshuar Neymarin të largohej drejt PSG-së. Si pasojë zikaltërit po i frikësohen Mauro Icardit.

Italianët do i ofrojnë argjentinasit një kontratë të re duke e rritur klauzolën e tij që është 110 milionë euro. Me çmimet e reja që ndodhën në këtë afat kalimtar, bënë që Nerazzurrët ta ngritin klauzolën e Icardit.

Sipas Premium Sport, klubi i ka ofruar një kontratë të re dhe gruaja dhe agjentja e tij Wanda, ka filluar kontaktet. Zikaltërit do ta rrisin klauzolën në 200 milionë euro së bashku me pagën e tij. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2017, ora 17:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori