Shitja e Rrahmanit te Napoli mund të rikthejë Mandzukic në Serie A
Gjashtë muaj zgjati përvoja në Katar e Mario Mandzukic, i cili, që prej ditës së djeshme, është zyrtarisht lojtar i lirë në merkato, pasi i ka ndërprerë marrëdhëniet me Al Duhail.

Një aventurë plot kënaqësi vetëm nga këndvështrim fitimprurës për kroatin, që mund të kthehetSerie A tashmë.

Sipas asaj që raportohet nga "Tuttosport", Verona mund të bëjë një përpjekje për ta bindur atë, që të kthehetSerie A.

"Shkas" duket se do të bëhet bashkatdhetari i tij, Ivan Juric, trajner i skuadrës ku për momentin luajnë edhe dy shqiptarët, Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla.

Në fakt, sipas gazetës torineze në fjalë, kontrata me Mandzukic mund të bëhet e mundur falë fitimeve kapitale, të siguruara nga shitjet e Rrahmanit te Napoli dhe Amrabat te Fiorentina.

Përveç kësaj, Verona po lufton për një vend në "Europa League", një tjetër arsye që e bën optimiste pistën e Mandzukic.

Me arritjen e këtij qëllimi, edhe kroati do të bindej për një eksperiencë të tillë të re në Serie A.
Shtuar më 06/07/2020, ora 12:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori