Ole Gunnar Solskjaer raportohet se ftuar në skuadër një
psikolog sportiv.
Arsyeja e këtij vendimi është për të përmirësuar anën psikike të futbollistëve para ndeshjeve me
skuadrat e vogla.
United-i ka pasur paraqitje fantastike këtë
edicion ndaj skuadrave të mëdha, por që ka zhgënjyer në përballjet me ekipet më të dobëta.
Solskjaeri dëshiron që një
psikolog sportiv të punojë me lojtarët e tij pasi që skuadra ndodhet para disa ndeshjeve me
skuadrat që në letër vlerësohen si më të lehta.
Bournemouthi, Watfordi, Newcastle, West Hami dhe Crystal Palace kanë qenë vetëm disa nga
skuadrat që kanë mposhtur Unitedin këtë
edicion./
Shtuar më 22/01/2020,
ora 14:28