Shkak pandemia, FIFA shtyn Botërorin e klubeve
Botërori i Klubeve i cili ishte në program në dhjetor është shtyrë nga FIFA për shkak të pandemisë Covid-18. Qeveria e Futbollit Botëror ka dalë me një komunikatë dhe bën me dije Byroja e Këshillit të FIFA-s ka vendosur që të shtyjë Botërorin e Klubeve (FIFA Club World Cup Qatar 2020).

Zakonisht ky kompeticion ku marrim pjesë 6 klubet fituese të turneve ndërkombëtarë në 6 kontinenteve të ndryshme, dhe fituesen e kampionatit të vendit organizaror, është zhvilluar në muajin dhjetor, por për shkak të pandemisë që komplikoi programet e të gjithë kampionateve kombëtare, është vendosur që të luhet në periudhën 1 shkurt-11 shkurt 2021. Gjithashtu janë marrë vendime edhe në lidhje me Women’s World Cup 2022, për U20, si dhe për Women’s World Cup 2022, U17. Kampionati i parë do të zhvillohet në Indi, kurse tjetri në Kosta Rikë. Për Botërorin e Klubeve, pritja këtë herë sidomos për tifozët e Bayern Munich të cilët duan të shikojnë skuadrën e tyre të ngrejë lart një tjetër trofe.
Shtuar më 18/11/2020, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori