Real Sociedati do të luaj ditën e enjte përballë Manchester
United, sfidë e vlefshme për Ligën e Evropës.
Kosovari i cili përfaqëson Belgjikën luajti për disa sezone në "Old Trafford", por ardhja e Luis van
Gaal në stolin e
United ai u detyrua të largohej.
"Kur luajta sezonin tim të parë në Manchester
United, njerëzit po tregonin dashuri. Trajnerët na linin ta shijonim futbollin. Kur erdhi trajneri Van
Gaal, nuk pati dashuri. Atëherë u bë e vështirë për ta treguar vetën. Ai më tregoi në minutat e fundit që unë duhet të largohem", ka thënë
Januzaj.
Januzaj bën dallimin e Sir
Alex Ferguson dhe Van Gaalit.
"Kur fliste me ne
Alex Ferguson, na jepte shpresë: Punoni shumë sepse koha juaj do të vijë. Kur ne bënim pasim të keq me Van
Gaal, ai na bërtiste, nuk na jepte kurajo", vazhdoi tutje futbollisti kosovar.
Januzaj ende mban kontakte me trajnerin legjendar, Sir
Alex Ferguson. Ai është një mik i ngushtë me Paul Pogba dhe Luke Shaë. Kosovari e pranoi se me Ole Gunnar Solskjaer do të kalonte më mirë sesa me Van Gaalin.
"Ju mund ta shihni Ole, është vërtetë i mirë dhe i do lojtarët nga akademia. Për lojtarët e rinj, si Rashford – ata janë me fat që kanë një trajner si ai", tha lojtari i Real Sociedad./I
Shtuar më 16/02/2021,
ora 11:12