Shkak shëndeti, ylli shqiptar pensionohet para kohe
Futbollisti shqiptar që luan me sukses në futbollin kroat, Muzafer Ejupi ka vendosur pensionimin e parakohshëm.

Ejupi ka njoftuar këtë vendim për shkak të gjendjes shëndetësore, duke mos dhënë më shumë detaje.

"Shëndeti është diçka që ne duhet të vlerësojmë më shumë në jetë, kështu që unë vlerësova se ky është momenti më i mirë për t’i thënë lamtumirë futbollit. Periudha më e bukur në jetë është karriera që kam zhvilluar në Kroaci. Falënderoj ish-skuadrën, Osijek, dhe skuadrën aktuale, Slaven Belupo për mundësinë e dhënë. Do të shihemi përsëri prapë këtu sepse e di se dyert e stadiumit janë gjithmonë hapur për mua" ka thënë Ejupi në njoftim.

Muzafer Ejupi është pensionuar në moshën 31 vjeçare, ndërsa ka shënuar plot 42 gola në futbollin kroat./
Shtuar më 11/12/2019, ora 09:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori