Shkaktoi polemika në ndeshjen Milan-Roma, gjyqtari italian merr penalizim të ashpër
Arbitri kryesor i ndeshjes së djeshme Milan-Roma Piero Xhakomeli dhe arbitri në dhomën e VAR-it Luixhi Naska do të pezullohen për një muaj nga gjykimi i ndeshjeve të futbollit italian për shkak të gabimeve në gjykimin e supersfidës së djeshme në San Siro.

SportMediaset raporton se shefi i arbitravë italianë Nikola Ricoli ka vendosur të penalizojë të dy gjyqtarët për vendime të gabuara që ndikuan në rrjedhën e takimit mes kuqezinjve dhe verdhekuqve.

42-vjeçari Xhakomeli gaboi në të dyja penalltitë e takimit.

Në rastin e penalltisë së fituar nga Djalli, sipas gjyqtarit Ricoli Ibrahimoviç shtyn Mansinin e Romës dhe ky për inerci prek topin me dorë.
Shtuar më 27/10/2020, ora 18:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori