Shkaku i taksave, Ronaldo mund ta humbet titullin e “kalorësisë”
Presidenti i Portugalisë ka konfirmuar se vendi i tij është duke shqyrtuar që ta zhvesh nga kalorësia, Cristiano Ronaldon për shkak të dënimit të tij për shmangie nga tatimi.

Ligji është shumë i thjesht: është në dorë të kancelarit apo urdhrat kombëtar për të parë nëse kjo që ka ndodhur do të bëj që ai t’i humbet këto ndere”, citohet të këtë thënë Rebelo de Sousa për AFP.

“Ne do të lëmë ata që merren me zbatimin e ligjit për të vendosur dhe të shohim nëse ligji i jonë do të aplikohet apo jo në këtë rast”, transmeton GazetaExpress.

Megjithatë,lideri i Madeira, Miguel Albuquerque e ka bërë të qartë që statusi i Ronaldos në ishull do të mbetet i paprekur.

“Këtu në Madeiora, Cristiano Ronaldo gjithmonë do të mbetet një person i mirë...Ai nuk është kriminel. Shmangia e tij nga tatimi mbetet në problemin për interpretim të taksave. Ai është portugezi më i njohur në botë”, dekalroi Miguel. /albeu.com
Shtuar më 24/01/2019, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori