SHKAKU/ Oxlade-Chamberlain dhe Van Dijk refuzojnë Chelsean
Dyshja e Liverpoolit, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Virgil Van Dijk nuk shkuan te Chelsea për shkak të trajneri italian, Antonio Conte.

Yjet e Reds janë arsyet kryesore pse skuadra është gati të fitojë titullin e Ligës Premier pas 30 vitesh, veçanërisht Van Dijk.

Dhe të dy mund të kishin shkuar te Chelsea menjëherë para sezonit të dytë të Contes në krye të klubit, kur ata sapo kishin fituar titullin e Ligës Premier.

Megjithatë, sipas mediumit The Athletic, reputacioni i Contes si një njeri që nxehet shpejt dhe agresiv i largoi lojtarët si Van Dijk dhe Ox-Chamberlain të transferohen në klubin londinez.

Anglezi nuk dëshironte të luante si një anësor që kthehet shumë mbrapa nën urdhrat e Contes, ndërsa Van Dijk kishte çështje tjera në lidhje me tregimet që po dëgjonte në lidhje me marrëdhëniet e Contes me lojtarët dhe menaxhmentin.

Dyshja e futbollistëve përfundimisht shkoi te Liverpooli dhe pjesa tjetër është histori, pasi arritën ta fitojnë Ligën e Kampionëve.
Shtuar më 01/05/2020, ora 13:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori