Shkarkohet sekretarja e FSHF-së
Pëlqej
Elira Kajtazi, ish-sekretarja e Federatës Shqiptare të Futbollit, nuk është më pjesë e këtij institucioni. Burime pranë FSHF-së bënë me dije se ajo është shkarkuar nga puna për motive ende të paqarta, ndërkohë që kishte 10 vite që punonte në federatë.

Kajtazi shquhej për pasionin në punë dhe përkushtimin në sektorë të ndryshëm, duke marrë përsipër edhe organizimin e eventeve të ndryshme, shkruan Albeu.com.

Prej disa javësh, ajo është larguar nga puna, por nuk ka dashur të japë asnjë detaj.

Siç raportohet gazeta "PanoramaSport" kishte kontaktuar me Kajtazin dhe kjo e fundit refuzoi të japë detaje rreth largimit të saj nga puna, por nuk e mohoi këtë fakt. Ndërkaq, burime pranë FSHF-së bëjnë me dije se Kajtazit i skadonte kontrata e punës në maj të vitit 2018. Sipas asaj që bëjnë me dije burime jozyrtare, Kajtazi do të paguhet për tetë muajt e mbetur. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2017, ora 21:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori