Shkarkohet Spalletti? Mourinho dhe Pochettino favorit për stolin
Situata tek Interi nuk është aspak e qetë. Zikaltrit u eleminuan dje në mbrëmje nga Eintracht Frankfurt duke humbur mundësinë për të vazhduar më tej rrugën në Europa League, shkruan Albeu.com.

Sipas mediave italiane tashmë trajneri i Luciano Spalletti rrezikon shkarkimin.

Italianit i është dhënë ultimatum për fitoren në derbi ndaj Milanit.
Në rast se zikaltrit humbasin do të vinin në pikpyetje zonënë Champions, teksa janë vetëm 3 pikë më shumë nga vendi i 5 që mbahet nga Roma.

Madje që tani kanë dalë dy emra të cilët shihen si pasuesit e Spallettit.

Ata janë Mourinho dhe Pochetino. Portugezi është i papunë që pas largimit nga Manchester United dhe ka shprehur gjithmonë dëshirën për tu rikthyer tek Interi ku fitoi gjithcka.

Ndërsa për Pochetionon ky mund të jetë sezoni i fundit me skuadrën e Tottenhamit pas 5 sezonesh në Londër. /albeu.com/

Shtuar më 15/03/2019, ora 17:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori