Shkarkoi Memën, reagon Refik Halili
Presidenti i Tiranës, Refik Halili, shpreh keqardhjen për vendimin që mori për largimin e Ardian Memës, por, sipas tij, ishte një vendim i marrë për shkak të rezultateve. Paka para se Ahamtaj të niste seancën e parë stërvitore me bardheblutë, Halili deklaroi se Ahmataj e njeh shumë mirë ambientin, ndaj nuk ka tentuar të shohë për trajner jashtë Tiranës.

“Keqardhje e madhe, sepse kisha dëshirë që ta mbyllja sezonin me një njeri shumë të mirë, si Adian Mema, i jashtëzakonshëm, por, siç dihet në futboll vendosin rezultatet, që na detyrojnë të bëjmë ndryshime.

Ahmataj e njeh shumë mirë Tiranën, pasi ka qenë pjesë e skuadrës në të kaluarën. Prandaj nuk jam nxituar për të gjetur një trajner jashtë Tiranës.”
Shtuar më 25/10/2019, ora 16:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori