"Gjunjëzoi" edhe Atletico Madridin, këto janë fjalët e trajnerit të Bayern Munchen
Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick, është deklaruar i lumtur për fitoren e skuadrës së tij.

Bayern Munich e nisi sezonin në Ligën e Kampionëve me fitore, duke e mposhtur Atletico Madridin, 4:0.

Flick pas ndeshjes tha se janë përballur me një skuadër të ndërlikuar si Atletico Madrid, por që ia dolën mirë në fund.

"Performanca jonë ishte vërtetë e mirë. Ne u përballëm me një ekip të ndërlikuar, por u morëm me ta në mënyrë fantastike. Ne ishim klinikë para portës", ka deklaruar Flick, përcjell lajmi.net.

"Unë jam vërtetë i kënaqur me rezultatin dhe katër golat e shkëlqyeshëm. Ishte e rëndësishëm të fillojmë me një fitore".
Shtuar më 22/10/2020, ora 08:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori