Shkatërrohet banda kriminale në Itali, kush është pronari shqiptar i klubit të futbollit që u arrestua
Pëlqej
Policia italiane ka shkatërruar një grup kriminal duke vënë në pranga 22 persona në Brescia dhe Bergamo.

Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, mes të arrestuarëve kanë qënë edhe 5 vëllezërit shqiptarë, Sallaku.

Njëri prej tyre është Gëzim Sallaku, Presidenti shqiptar i klubit italian të futbollit ‘Darfo’ në Serinë D në Itali.

Nga të dhënat e policisë raportohet se në banesën e Gëzim Sallakut, janë gjetur 3 armë zjarri pa leje dhe municion.

Nuk është hera e parë qe Gezim Sallaku ka hesape me drejtësinë pasi në të kaluarën ishte ne hetim per mashtrime tatimore. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2018, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori