Shkeli ligjin, nisin hetimet për djalin 10 vjeçar të Ronaldos (FOTO LAJM)

Kanë filluar hetimet për djalin dhjetë vjeçarCristiano Ronaldos.

Cristiano Ronaldo Jr është filmuar duke drejtuar një moto skaf i vetëm pa kujdestari në Paul do Mar në jug të Madeira.

Halla e tij e ka ngarkuar pamjen në rrjetet sociale gjatë të shtunës.

Shefi i policisë detare Guerreiro Cardoso konfirmoi të hënën një hetim ishte duke u zhvilluar.

Ai i tha gazetës portugeze “Expresso” se ishte në dijeni të asaj që kishte ndodhur dhe incidenti tani po hetohej të konstatonte saktësisht se çfarë kishte ndodhur dhe “nëse duhej të paguhej gjobë”.

Shtuar më 13/07/2020, ora 13:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori