Shkelmoi Alonson në finale, De Jong: Doja vetëm të godisja topin
Nigel De Jong, ish-lojtari i Milanit dhe kombëtares holandeze, rikthehet të flasë për episodin e Kupës së Botës 2010 në Afrikën e Jugut, ku goditi me shkelm në kraharor gjatë ndeshjes, mesfushorin e Spanjës Xabi Alonso.

"Unë doja vetëmgodisja topin, Alonson nuk e pashë fare të më afrohej", tha ai.

"Nuk e prisja të dilja me karton të kuq, pasi ishte një incident i pafat për mua. Jemi takuar me njëri-tjetrin dhe kemi folur për atë incident – është thjesht një moment i historisë së futbollit. Mbase një ditë do të takohemi, do të pimë një birrë dhe do të qeshim për atë moment", deklaroi ai. /albeu.com/
Shtuar më 06/06/2018, ora 22:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori