Shkelmoi kundërshtarin, merret vendimi për Milikonvic-Savic
Lazio-Chievo 1-2 ishte ndeshja më e çuditshme e javës së shkuar në Serie A, duke qenë se veronezët, që kanë prerë biletën për në Serie B sezonin tjetër, morën një sukses të pallogaritur. Sakaq, në këtë ndeshje gaboi shumë edhe mesfushori Milinkovic-Savic, i cili goditi kundërshtarin me shqelm.

Pikërisht sot ka ardhur vendimi i Disiplinës, që ka gjobitur me vetëm 10 mijë euro mesfushorin e Lazios dhe e ka dënuar 1 ndeshje, siç është edhe normale pas një kartoni të kuq. Faulli i tij nuk është parë si dashakeqësi...

Por, shumë raste të tjera në Itali janë dënuar rëndë nga fyerjet ndaj arbitrit te gjestet, me nga dy deri tre ndeshje pezullim. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2019, ora 19:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori