Shkëlqejnë Memushaj dhe Pescara
Vazhdon ecuria mjaft e mirë në Serie B për skuadrën e Pescarës. Ekipi ku luan edhe mesfushori Ledian Memushaj ka arritur të marrë një tjetër fitore me mjaft vlera duke mposhtur në shtëpi Barin me rezultatin 3­1.

Një ndeshje e dominuar totalisht nga skuadra vendase ku kapiten është mesfushori i Kombëtares shqiptare dhe që në fund sjell 3 pikë të çmuara në luftën për t’u ngjitur në Serie A.

Memushaj luajti sërish 90 minuta duke dhuruar një paraqitje të mirë. Me këtë fitore skuadra e Pescarës qëndron në vendin e tretë, por tashmë ka rikuperuar një pikë me vendin e dytë duke e çuar distancën në 5 pikë.
Shtuar më 30/01/2016, ora 17:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori