Shkëlqen Asani, Partizani fiton bindshëm ndaj Teutës
Partizani ka mposhtur Teutën me rezultatin 3-0 në takimin e vlefshëm për javën e 7-të të Kategorisë Superiore. Një fitore bindëse për skuadrën e Skënder Gegës, që tashmë komandon Kategorinë Superiore në kuotën e 16 pikëve.

Dopieta e Asanit në pjesën e parë dhe goli i Mensah në minutën e 81' i siguroi fitoren të kuqve, të cilët e dominuan takimin, përballë një Teute inekzistente, që krijoi shumë pak raste.

3 humbje në 4 ndeshjet e fundit për skuadrën e Bledi Shkëmbit, që në takimin e radhës do të presë Kastriotin në “Niko Dovana”. Ndërkohë që Partizani i Gegës do të ndeshet me Kukësin në “Elbasan Arena” në supersfidën e javës së 8.
Shtuar më 03/10/2018, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori