Shkëlqen Aubameyang, Arsenali deklason Vorsklan (VIDEO)
Pëlqej
Arsenali e ka nisur me fitore të thellë ndeshjen e parë të Europa Leagues duke e mposhtur me rezultatin e përgjithshëm 4-2, Vorsklan.

Që nga fillimi Arsenali pati posedimin dhe shanset por në këtë pjesë ata shënuan vetëm një gol, me anë të Aubameyangminutën e 32'.

Në pjesën e dytë Arsenali vazhdonte ta kërkonte golin e dytë dhe ai erdhi në minutën e 48 me anë të Welbeck, pasi 8 minuta më vonë shënon golin e dytë personal Aubameyang.

Ozil i cili hyri si zëvendësues, shënon golin e katër në minutën e 74'.

Vorskla shënon megjithatë një gol me anë të Chesnakov në minutën e 77' edhe njëherë në minutën e 93' me Sharpar.

Pas kësaj fitore Arsenali renditet në vendin e 1 me 3 pikë në Grupin E. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2018, ora 23:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori