Shkëlqen Dermaku, Parma thyen Romën (VIDEO)
Parma ku aktivizohet mbrojtësi shqiptar Kastriot Dermaku, ka mposhtur në shtëpi Romën me rezultatin 2-0.dermaku

Pikërisht mbrojtësi shqiptar ishte një nga më të mirët në fushë, teksa neutralizoi shumë aksione të verdhekuqve.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të pa prekura, ndërsa e dyta nisi me Pramën në sulm.

Ishte Sprokati i cili kaloi vendasit në avantazh në minutën e 68’, teksa pasi kontrolloi në mënyrë perfekte një top të marrë nga Galiolo, arriti ta dërgoi atë në rrjetë duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.

Roma provoi të barazonte shifrat, por nuk ia doli, pasi e kishte të pamundur të çante mbrojtjen e vendasve. Ishte përsëri Parma, e cila shënoi në minutën e 93’, me anë të Kornelius.

Pas kësaj ndeshje, Parma ngjitet në vendin e 8-të me 17 pikë, ndërsa Roma mbetet në vendin e 6-të me 22 pikë.

Shtuar më 10/11/2019, ora 20:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori