Shkëlqen futbolli anglez, Arsenali dhe Chelsea kualifikohen në Europa League
Dominimi i skuadrave të Premier Leagues po vazhdon edhe në Europa League.

Dy skuadrat londineze ajo e Chelseas dhe Arsenalit kanë siguruar kualifikimin në gjysmëfinalen e kompeticionin të dytë më të rëndësishëm europian.

Chelsea ka arritur të fitojë 4-3 përballë Slavia Pragues, ndërsa golat për vendasit u shënuan nga Pedro (5’ dhe 27’), Deli (10') dhe Oliver Giroud (17’).

Ndërsa për skuadrën çeke realizuan Soucek (26’), Petr Sevcik (51’ 53’).

Në krahun tjetër, Arsenal nuk i dha asnjë mundësi skuadrës së Napolit të cilën e mposhti edhe në Itali me rezultatin 1-0.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi sulmuesi francez, Alexandre Lacazette, nga goditja e dënimit.

Pas Liverpool dhe Tottenham në Ligën e Kampionëve, rrugëtimin në Europë po e vazhdojnë edhe dy skuadrat londineze të Arsenalit dhe Chelseas.
Shtuar më 18/04/2019, ora 23:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori