Brazili ka arritur fitoren e dytë
radhazi, brenda pak ditëve.
‘Seleçao’ kanë mposhtur në udhëtim Peru me rezultat 2:4, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2022. Këtë ndeshje shkëlqeu anësori
Neymar.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Carillo, por
Neymar barazoi shumë shpejt nga pika e bardhë.
Tapia i riktheu avantazhin
peruianëve, megjithatë mysafirët reaguan përmes Richarlison për të vënë baraspeshën.
Ylli i PSG realizoi edhe dy gola në fund, njërin nga penalltia, për fitoren 2:4 dhe kompletimin e het-trikut.
Shtuar më 14/10/2020,
ora 09:03