Shkëlqeu në “Euro 2016”, ja ofertat për yllin e ri të Gjermanisë
Karriera e mbrojtësit gjerman, Jonas Hector ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë pas kampionatit evropian.
Mbrojtësi i majtë është pjesë e skuadrës gjermane Koln, por ai zuri një vend në formacionin bazë të Gjermanisë.

Performanca e tij e shkëlqyer në Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’, ia ka ndryshuar jetën mbrojtësit anësorë.

Kështu lojtari pritet të largohet nga Koln në drejtim të një skuadre më të madhe ku do të fitojë edhe dukshëm më shumë para.

Sipas medieve gjermane, Jurgen Klopp e dëshiron lojtarin nën urdhrat e tij në Liverpool.

26-vjeçari kërkohet me ngulm edhe nga dy ekipet gjermane Ëolfsburg dhe Schalke, ndërsa në Angli interesohet edhe Tottenham Hotspurs.

Koln do ta lë të lirë të largohet yllin e saj në rast se vije në adresë të tyre një ofertë mbi 25 milionë euro. /Albeu.com/
Shtuar më 14/07/2016, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori