Shkëlzen Gashi mes 500 futbollistëve më të mirë në botë (FOTO)

"I lindur në Zvicër ku ka luajtur me ekipet e moshave derisa zgjodhi Shqipërinë. Kryegolashënues në ligën zvicerane"
Shkëlzen Gashi është lojtari shqiptar i momentit në arenën ndërkombëtare. Vlerësimi më i fundit për sulmuesin kuqezi, që luan me Baselin, ka ardhur nga revista prestigjioze britanike, "World Soccer". Kjo e fundit, në një listim të 500 lojtarëve më të mirë të botës për momentin, ka përfshirë edhe Gashin.

Në këtë listë, sulmuesi është i vetmi futbollist shqiptar.

Shumë shtete të ndryshme në botë përfaqësohen me nga një lojtar, ashtu si dhe Shqipëria. Kuba (Osvaldo Alonso), Guinea (Kevin Constant), India (Sunil Chetri) dhe Irak (Dhurgam Ismail).

Gashi është kthyer në idhull për tifozët e Basel, teksa deri më tani ka arritur të shënojë 20 gola në kampionat. Ai u shpall "Lojtari i Vitit 2014" nga Federata e Futbollit të Zvicrës, ndërsa edhe në sezonin e kaluar, kur ishte pjesë e Grasshopperit, shënoi 18 gola duke fituar "Këpucën e Artë". /albeu.com/



Shtuar më 10/04/2015, ora 17:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori