Shkëlzen Gashi në Amerikë ose Kinë
Shkëlzen Gashi mund të largohet nga Baseli gjatë këtyre ditëve. Sipas portalit "Sporteva.it", sulmuesi i kombëtares sonë ka kaluar në plan të dytë në klubin zvicerane, dhe po shqyrton ofertat që po i vijnë nga MLS dhe Kina.

Në Amerikë Gashi mund të rikthejë dy njohje të vjetra Adrian Winter që luan me Orlandon dhe Tranquillo Barnetta që aktivizohet me Philadelphian, raporton Albeu.

Kujtojmë që në ditët e fundit Baseli ka shituar Mohamed El Neny te Arsena;i, dhe Zdravko Kuzmanovic te Udizese. Gashi shihet si largimi i tretë, teksa dhe ai kërkon më shumë minuta për të qenë i pranishëm në Europian. /albeu.com/
Shtuar më 30/01/2016, ora 11:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori