Shkëlzen Gashi në radarin e Fiorentinës
Shkëzen Gashi mund të rivbashkohet me Sousën te Fiornetina. Sulmuesi shqiptar i cili ka gjetur shumë pak hapësira te Baseli në këtë sezon do të largohet nga kampionët e Zvicrës në merkaton e Janarit dhe sipas asaj që raporton faqja "Fusballinfos.ch" mund të jetë pikërisht skuadra vjollcë destinacioni i ardhshëm i Gashit.

Te Fiorentina futbollisti i përfaqësues kuqezi do të gjente ish trajnerin e tij te Baseli portugezin Paulo Sousa. Mes të dyve ekizston një raport i shkëlqyer dhe ky mund të jetë faktor më shumë që mund ta shtyjë Gashin të zgjedhë klubin nga Firence për të vijuar karrierën.

Golashënuesi më i mirë i dy sezoneve të fundit në kampionatin zviceran ka një kontratë deri në vitin 2018 me Baselin dhe drejtuesit e klubit nga St Jakob Park kërkojnë të përfitojnë sa më shumë të ardhura nga shitja e tij
Shtuar më 30/12/2015, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori