Ofertat për Shkëlzen
Gashin nuk kanë fund, pavarësisht se nuk ka kaluar një moment të mirë nga starti i sezonit e deri më tani në skuadrën zvicerane të Bazel.
Pas Sionit dhe Young Boys,
Hellas Verona është ekipi i fundit që po shikon mundësinë për të afruar
Gashin në skuadër. Ndërkohë që Pazzini nuk po jep
rendimentin e duhur në radhët e
Hellas Verona.
Vetëm Luca Toni s’mund të mbajë në krah të gjithë peshën e repartit të avancuar dhe si pasojë Gashi mendohet si një zgjidhje e mirë, duke parë edhe
rendimentin e tij në sezonin e kaluar. /albeu.com/
Shtuar më 16/12/2015,
ora 09:19