Shkëmbeu fanellën me Messin tifozët kërkojnë largimin e lojtarit


Mbrojtësi i Espanyol, Adria Pedrosa është kërcënuar e abuzuar masivisht në rrjetet sociale, pasi shkëmbeu fanellën me yllin argjentinas të Barcelonës, Lionel Messi, pas disfatës së ekipit të tij me rezultatin 2-0 ndaj blaugrana-ve në derbin e Katalaunjës në "Camp Now".

Në një përballje pa shumë histori të së shtunës mbrëma, Messi realizoi dy-golëshin, përfshirë edhe një goditje dënimi në stilin "Panenka", për të arritur kuotën e 41 golave këtë sezon.
Ndonëse ishte një derbi, 20-vjeçari Pedrosa nuk nguroi të kërkoi fanellën e 5 herë fituesit të “Topit të Artë”, dhe Messi u tregua mëse i lumtur për të plotësuar dëshirën e djaloshit kundërshtar, me shkëmbimin që u regjistrua nga kamerat.

Ndërkohë që të gjithë ne do të bënim me siguri të njëjtën gjë nëse do të kishim shansin të merrnim fanellën e Messi-t, Pedrosa është dashur të përballet me tërbimin e tifozëve të Espanyol, të cilët e quajtën e atë "Juda", "tradhëtar" dhe "copë m..i" në rrjetet sociale, madje duke kërkuar largimin e itj nga klubi. /albeu.com/

Shtuar më 31/03/2019, ora 20:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori