Skuadra e Teutës fitoi me shifrat e thella 3-0 përballë Laçit në “Elbasan Arena”. Pas ndeshjes trajneri i durrsakëve, Bledi
Shkëmbi tha se çelësi i
suksesit në këtë takim ishte
ndryshimi taktik.
“Nuk ndryshoi asgjë, kemi punuar si zakonisht. Kemi bërë një ndryshim
taktik, duke avancuar Prognin në sulm dhe
ndryshimi dha fryte. Luajtëm një ndeshje të mirë, e nisëm mbarë. Nuk prisja që ta kishim të lehtë as pas kartonit të kuq të Laçit, por për fat shënuam shpejt dhe bëmë gjithçka mirë.
Për disa lojtarë doja që të kishin minuta, duke nisur nga Vecaj, i cili për të ardhmen do të na duhet shumë”, tha Bledi
Shkëmbi. /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2018,
ora 16:50