Shkëmbi i pakënaqur me ekipin: U mungoi qetësia
Pëlqej
Trajneri korçar i Lirisë, Blendi Shkëmbi u shpreh u zhgënjyer me mënyrën se si skuadra e nisi ndeshjen, duke mos dalë në lojën e saj, në pjesën e parë.

“Skuadrës i mungoi në pjesën e parë dëshira dhe qetësia për të qarkulluar topin. Me ekipet e dobëta e kemi të vështirë. Ndryshuan në pjesën e dytë, por futbolli luhet për 90 minuta”, tha Shkëmbi.

Liria nuk fiton me skuadra të fundit të tabelës dhe në letër duhet të kishte marrë 6 pikë, por realiteti ka prodhuar vetëm dy të tillë.

“Kemi dy javë që nuk po marrim pikët që dëshironim me skuadra që në letër janë më të dobëta. Kemi bërë hapa prapa, por nuk kemi thënë se do të fitojmë titullin. Jemi në garë dëshira jonë është të jemi pranë ekipeve të para. Shpresoj që të ndryshojmë diçka në mënyrën e të luajturit”, deklaroi trajneri i prizrenasve. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2018, ora 17:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori