Shkëmbi: Merituam të humbisnim si e nisëm lojën
Trajneri i durrsakëve, Bledi Shkëmbi pas ndeshjes tregoi se skuadra e nisi keq ndeshjen për shkak të ndryshimit të rreshtimit. Korçari i mori vetë përgjegjësitë e humbjes dhe tregoi arsyen pse ekipi u mposht në sfidën e sotme.

• Jeni i kënaqur me lojën?

"Dua të falenderoj futbollistët që dhanë maksimumin. Te pjesa e dytë kemi pasur raste për të barazuar rezultatin. E filluam keq lojën. 20-25 minutat e para ishit të dobëta për ne

• Ndryshimet në formacion…

"Mendoj që ndoshta është edhe përgjegjësia ime. U mendova të ndryshoj në rreshtim edhe emër. Ekipi nuk funksionoi ashtu siç e mendova unë. Pashë që në rreshtimin normal ekipi u përgjigj më mirë. Kjo ka qenë arsyeja që është dhe përgjegjësia ime.

• Të erdhi keq për mënyrën si e pësuat golin?

"Më shumë më mërziti mënyra si e nisëm lojën. Pastaj goli nuk diskutohet, gjithmonë mërzitesh. Ndodh ndonjëherë që nga neglizhenca dhe mos përqendrimi arrin të pësosh. Merituam të humbnim si e nisëm lojën 30 minutat e para.

• Keni guxuar më shumë se duhet në aktivizimin e lojtarëve sulmues… Duhet të ishit më të ekuilibruar…

"Edhe vetë e pash që nuk funksionoi ashtu siç e mendova. Dëshira ishte për ta fituar. Futbollistëve iu thashë që është përgjegjësia ime që zgjodha të luaja në atë mënyrë në pjesën e parë.

• Pse menduan të ndryshonit?

"Mendova të luaja me 2 sulmues, plus Kallakun pas tyre, për shkak se Latif ndihej vetëm në ndeshjet e tjera. Patëm probleme tek të dyja fazat. Ndoshta shpërqendrimi i rreshtimit, kjo ishte arsyeja e dështimit. Nuk mund të them arsye tjetër, futbollistët u munduan. Fati te goli na shpërqendroi. Lojtarët më eksperiencë duhet të na ndihmojnë më shumë në momentet kur vuajmë", u shpreh Shkëmbi. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2018, ora 23:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori