Shkëmbim i bujshëm mes Interit dhe Napolit
Interi po mendon të largojë sërish Matteo Politanon.

Ideja e shkëmbimit të lojtarit nuk është fshirë nga drejtuesit zikaltër, por këtë herë destinacioni është i ri dhe larg kryeqytetit.

Ata kanë biseduar me Napolin dhe po mundohen të ndërrojnë lojtarin e tyre me Allan. Mesfushori ka probleme te napolitanët, ndërsa marrëdhëniet e tij me presidencën janë të krisura që prej përplasjes fizike që italiani pati me djalin e presidentit De Luarentiis.

Situata mbetet e nxehtë dhe mediet italiane bëjnë me dije se Politano mund të përdoret për të arritur te Allan. Conte e dëshiron lojtarin e Gennaro Gattusos, ndërsa Rino dëshiron më shumë një "ushtar" si lojtari i Interit se sa një "gjeneral" si Allan në grupin e tij.
Shtuar më 23/01/2020, ora 19:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori