Shkëmbim i bujshëm në mbrojtje mes Juves dhe PSG
Juventusi dhe Paris Saint Germain po punojnë për një shkëmbim lojtarësh në mbrojtje.

Mattia De Sciglion pritet të niset drejt Francës derisa Layvin Kurzawa do të bëjë rrugën e kundërt.

Lajmi është konfirmuar nga mediat pranë klubit torinez, sipas të cilave negociatat janë në fazë të avancuar dhe se gjithçka pritet të mbyllet me sukses brenda të hënës.

Si De Sciglio te Juve, ashtu edhe Kurzawa te PSG, nuk preferohen në formacion nga trajnerët përkatës, ndërsa shkëmbimi pritet të sjellë stimuj të rinj për të ďy.
Shtuar më 24/01/2020, ora 23:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori