Shkëmbim pankinash PSG-Real, Ancelotti me Cavanin në Madrid
Bëhet gjithmonë dhe më konkrete një shkëmbim i bujshëm pankinash mes Paris Saint Germain dhe Real Madrid, gjë që po çorodit jashtë mase skenaret e merkatos futbollistike të verës. Sipas asaj që shkruan "Corriere dello Sport", diçka e tillë do të ketë ndikimin e saj edhe në Serie A.

Carlo Ancelotti, në rast largimi për në Madrid, e ka gati një emër për ta marrë me vete: Edinson Cavani. "Los Blancos" nuk e kanë aspak problem të paguajnë klauzolën prej 63 milionë eurosh që është vendosur për sulmuesin uruguajan.

Për më tepër, nëse Jose Mourinho merr me vete te PSG edhe yllin portugez të Real Madrid, Cristiano Ronaldo.

Deri tani nuk ka asgjë konkrete, por me fillimin e merkatos priten zhvillime tejet interesante. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2013, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori