Shkëmbimi në aksin Juve-Real, Perez i “përulet” Ronaldos
Skuadra e Juventusit prej kohësh është e interesuar për shërbimet e mbrojtësit të Real Madrid, Marcelo. Bardh e zinjtë këkrojnë të fusin në tratativa edhe mbrojtësin Alex Sandro në mënyrë që ky operacion të jetë më i lehtë.

Kjo i ka pëlqyer presidentit të Realit, Florentino Perez ku sipas mediave spanjolle i ka kërkuar Ronaldos që t’I mbushë mendjen Sandron për tu transferuar në Madrid. Natyrisht që në merkaton e janarit vështirë se mund të ndidhë ndonjë shkëmbim ndërkohë që ky operacion mund të përfundojë me sukses në verë. /albeu.com
Shtuar më 04/11/2018, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori