Shkëndija dhe
Shkupi e kanë
nisur me
fitore gjysmësezonin pranveror në elitën e futbollit vendor.
Liderja e elitës fitoi
transfertën në Kratovë përballë Sileksit me rezultat 2:1.
Autogoli i Draskoviqit dhe goli i Dorievit i sollën tetovarëve fitoren ndaj Sileksit, ndërsa për këta të fundit golin e realizoi Ivanovski.
Me
fitore e ka
nisur edhe
Shkupi që triumfoi në
transfertën përballë Borecit në Velës me golin e vetëm të përforcimit të ri, Matej Cvetanovskit.
Ndërkohë Renova e ka
nisur me humbje, duke u mundur në Tetovë nga Bellasica me shifra 4:2, ndërsa Struga Trim Lum nuk shkoi më shumë se një
barazim 1:1 me Makedonija Gjorçe Petrovin.
Me
barazim 2:2 u mbyll edhe takimi i luajtur në kryeqytet ndërmjet Vardarit dhe Pelisterit.
Shtuar më 21/02/2021,
ora 20:25