E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
Shkëndija e Tetovës nuk ndalet, ruan distancën nga Vardari
Shkëndija e Tetovës ka regjisturar sot fitoren e tretë radhazi, dhe të 12-tën që nga fillimi i kampionatit.

Rezultati 0-2 ndaj Sileksit, i dha tri pikët ekipit shqiptar, i cili vazhdon të udhëheqë kampionatin maqedonas pas 15 javësh, me 37 pikë.

Golat e Xhuniorit dhe Ibrahimit në pjesën e dytë, i dhanë avantazhin prej 11 pikësh në klasifikim ekipit të Qatip Osmanit, ndaj Vardarit.

Ndërkohë, edhe Vardari ka fituar 2-5, ndeshjen ndaj Renovës, duke vazhduar kështu ndjekjen e Shkëndijës, me 26 pikë në total, por me dy ndeshje më pak. /albeu.com/
Shtuar më 16/11/2017, ora 17:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori