Shkëndija e Tetovës "shtyp" 4-0 Shkupin
Pëlqej
Shkëndija e Tetovës iu imponua me një rezultat të thellë 4-0 FK Shkupit në javën e 16-të të Ligës së Parë të Maqedonisë, duke krijuar një shkëputje të ndjeshme me Vardarin e vendin të dytë, që, gjihsesi ka 2 ndeshje të prapambetura për të rikuperuar.

Në stadiumin e Tetovës dominimi i “kuqezinjve” ishte i gjithanshëm, me pjesën e parë që u mbyll me epërsinë e dy golave të skuadrës së Osmanit. Hasani e dërgoi topin dy herë në rrjetë në këtë fraksion në minutat 11 dhe 38. Por Shkëndija nuk u ndal me kaq, duke e tundur edhe dy herë të tjera rrjetën e kundërshtarit në pjesën e dytë, me Bejtullain dhe sërish me Hasanin, që meritoi të merrte në shtëpi topin e ndeshjes, pasi realizoi tregolësh.

Në takimet e tjera të Ligës së Parë të Maqedonisë u arritën këto rezultate.



Shkëndija T. – KF Shkupi 4-0

Pobeda – Silesk 0-2

Shkupi – Renova 4-1

Vardar – Pelister ?–. /albeu.com/
Shtuar më 19/11/2017, ora 15:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori